Bisedimet për normalizimin e marrdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit tashmë po vijojnë në nivel ekspertësh ndërsa në tryezë janë parashtuar tre cështje kyce. Gjetja e personave të zhdukur gjatë luftës, situata e të zhvendosurve dhe bashkëpunimi ekonomik.

I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak ka konfirmuar se ka zhvilluar takime të ndara me dy negociatorët, Skender Hyseni dhe Marko Gjuriq.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, kryeministri Avdullah Hoti nënvizoi edhe njëherë se ky proces duhet të përfundojë me njohjen e ndërsjelltë.

AVDULLAH HOTI

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

KRYEMINISTER I KOSOVES

“Dialogu nuk ka alternativë. Por, dialogu teknik ka përfunduar. Tani Kosova ka nisur dialogun për njohje reciproke, dhe sot në Bruksel fillon draftimi i kësaj marrëveshje. Qasja refuzuese ndaj dialogut dhe ndaj miqve tanë në të kaluarën e afërt na ka izoluar. Shtëpia nuk mbahet pa miq.”

Por qëndirmi i Beogradit zyrtar është i kundërt. Presidenti Alexandër Vucic hedh poshtë çdo mundësi për një marrëveshje që do të çonte në njohjen e Kosovës.

ALEXANDER VUCIC

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

PRESIDENT I SERBISE

“Hapësira e Serbisë për manovrim në Bruskel, do të zvogëlohet. Ne nuk iu kundërvihemi shqiptarëve atje. Është njësoj sikur të flisni me shqiptarët, ose me përfaqësuesit e Bashkimit Europian dhe të Shteteve të Bashkuara. Ata mendojnë njësoj dhe të gjithë e duan Kosovën e pavarur. Do të jemi nën presion, por unë jam veteran politik, e di se cilat janë pasojat por do ta mbroj vendin, jo veten time.”

Bisedimet e ndëmrjetësuara nga Bashkimi Europian filluan në vitin 2011 dhe pasuan një rezolutë të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara që u hapi rrugën takime teknike e që më pas u shndërruan në bisedime politike.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Bisedime në Bruksel për të zhdukurit/ Prishtina e Beogradi përplasen për njohjen reciproke appeared first on Vizion Plus.