Bill Gates “jetë të dyfishtë” me pedofilin? Ish-bashkëshortja e akuzon për miqësi me Jeffrey Epstein: Ndaj u divorcuam

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Bill Gates “jetë të dyfishtë” me pedofilin? Ish-bashkëshortja e akuzon për miqësi me Jeffrey Epstein: Ndaj u divorcuam

Melinda Gates ka akuzuar ish-bashkëshortin e saj Bill Gates se ka pasur marrëdhënie të ngushtë me pedofilin Xhefri Epshtein. Ajo shtoi se kjo ishte një nga arsyet e forta se përse i dha fund martesës me filantropin.

Melinda French Gates ka akuzuar ish-bashkëshortin e saj Bill Gates si të lidhur me pedofilin Jeffrey Epstein.

Melinda u shpreh se kjo ishte një nga arsyet e forta që çoi në divorcin mes tyre vitin e kaluar.

Melinda: Nuk më pëlqenin takimet e Bill Gates me Xhefri Epstein, këtë ia kam bërë të qartë. E kam takuar një herë Epsteinin sepse doja ta shihja kush ishte ky njeri, por u pendova menjëherë. Ai ishte i neveritshëm, ishte mishërimi i djallit. Billi duhet të japë sqarime për marrëdhënien e tij me Epsteinin.

Advertisement

Jeffrey Epstein kreu vetëvrasje në burg pasi u shpall fajtor për pedofili dhe trafik të fëmijëve për qëllime prostitucioni.

Epstein kishte lidhje me personalitete të nivelit të lartë, aktorë e politikanë të cilëve iu siguronte të mitur për të kryer akte seksuale.

Bill Gates është takuar periodikisht me Jeffrey Epstein që nga viti 2011, madje sipas raportimeve filantropi qëndroi në shtëpinë e pedofilit deri natën vonë përpara se ai të shpallej fajtor.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy