Ministri i Shëndetësisë i Ukrainës, Oleh Lyashko, tha se 57 persona janë vrarë dhe 169 të tjerë janë plagosur në ditën e parë që prej se Rusia nisi pushtimin e Ukrainës.

 

Rusia ka kryer sulme ajrore në qytete dhe baza ushtarake dhe ka dërguar trupa dhe tanke nga shumë drejtime. Zëvendësministri i Mbrojtjes ka raportuar se granatime të rënda po ndodhin në rajonin lindor të Donjeckut.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Zyrtarët ukrainas thanë se forcat e tyre po luftonin me rusët në shumë fronte dhe se kanë humbur kontrollin e uzinës bërthamore të Çernobilit. Luftime të ashpra po ashtu po zhvillohen në rajonet Sumi dhe Karkiv në verilindje dhe Kerson dhe Odesa në lindje.

 

Ndërkaq, një autostradë në perëndim të Kievit është bllokuar nga radhët e gjata të veturave, teksa banorët po tentojnë të largohen nga kryeqyteti ukrainas. Rusia nisi operacion ushtarak ndaj Ukrainës në orët e para të 24 shkurtit.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Shtetet e Bashkuara njoftuan për sanksione të reja, për shkak të veprimeve ruse, teksa presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskiy u ka bërë thirrje liderëve botërorë për “ndihmë të fuqishme”./R.E.L