Ministria e Shëndetësisë në Hamas njoftoi ditën e sotme se nga bombardimet izraelite në Rripin e Gazës janë vrarë 18.412 persona që nga fillimi i luftës më 7 tetor mes grupit islamik palestinez dhe Izraelit.
Qeveria e Hamasit, e cila ka kontrolluar Gazën që nga viti 2007 vlerëson se më shumë se 50.000 persona janë lënduar.
Nga ana tjetër, SHBA po rrit presionin mbi Irazelin duke i kërkuar të bëjë më shumë në mënyrë që të mbrojë popullsinë në Gaza, ndërsa ofensiva ushtarake izraelite kundër Hamasit intensifikohet.
Paralajmërimet nga zyrtarët amerikanë për të mbrojtur civilët janë bërë më të shpeshta.
Sekretari i Shtetit, Antony Blinken tha se kishte një “hendek” midis asaj që thoshin autoritetet izraelite dhe asaj që po bënin.
Ndërsa presioni ndërkombëtar rritet, Izraeli thotë se ka ndërmarrë hapa për të paralajmëruar banorët në disa zona që duhet të largohen dhe ka njoftuar përpjekjet për të rritur sasinë e ndihmave humanitare që lejohen në Gaza.
Agjencitë e ndihmës, megjithatë, thonë se ende nuk është e mjaftueshme dhe paralajmërojnë se ata që nuk janë vrarë nga bombat mund të mos i mbijetojnë urisë dhe sëmundjeve./vizionplus.tv