Në Itali u regjistruan 479 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit, nga 629 që ishin të shtunën. Kështu, në total bëhen 253.915 të infektuar.
Autoritetet shëndetësore raportuan edhe për katër humbje të tjera jete, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 35.396. Por duhet theksuar se këtë të diel ka patur edhe një numër më të ulët të testimeve të kryera në popullatë.
Advertisement
Nga 53.123 teste të bëra të shtunën, sot autoritetet njoftuan për 36.807 tamponë, gati 17 mijë më pak.
Nga ana tjetër, në orët e fundit janë shëruar edhe 146 qytetarë, duke e çuar totalin në 203.786.
The post Bie numri i të infektuarve në Itali, por testohen më pak njerëz appeared first on Vizion Plus.
Advertisement