Presidenti amerikan Joe Biden njoftoi zhbllokimin e 15 milionë fuçive me naftë nga rezervat strategjike të SHBA-së për të “luftuar rritjen e çmimit të benzinës të shkaktuar nga lufta e Putinit” në Ukrainë.

 

Lajmi u bë i ditur nga Shtëpia e Bardhë përmes një shënimi.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

”Me këto 15 milionë fuçi, do të përfundojë tërheqja historike prej 180 milionë fuçish e paralajmëruar nga Presidenti Biden në pranverë”, thuhet në një shënim.

 

Biden njoftoi gjithashtu se administrata synon ”të blejë naftë bruto për rezervat strategjike kur çmimet janë rreth 67-72 dollarë për fuçi ose më poshtë”.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Së fundi, presidenti amerikan synon të bëjë presion ndaj kompanive të energjisë që të ulin menjëherë çmimet e konsumit pasi fitimet e realizuara nga çdo gallon benzinë ​​këtë vit janë rreth dyfishi i normales.