Presidenti amerikan, Joe Biden, ka mbërritur në Irlandën e Veriut, ku është pritur nga kryeministri britanik, Rishi Sunak.
Në fokus të bisedimeve mes tyre, pritet të jetë lufta në Ukrainë.
Advertisement
Biden ndodhet në Irlandë, në një vizitë katër ditore dhe ndalesa e parë e tij ishte Belfasti.
Presidenti do të marrë pjesë në aktivitetet që shënojnë 25-vjetorin e marrëveshjes së të premtes së mirë, e cila i dha fund konfliktit mes protestantëve dhe katolikëve.
Advertisement
Biden dhe Sunak do të diskutojnë gjithashtu edhe mbi investimet amerikane në Irlandën e Veriut.