Biden uron Melonin, kërkon vazhdimin e mbështetjes për Ukrainën

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka uruar Giorgia Melonin, pasi ajo bëri betimin në postin e kryeministres të Italisë.

 

Lideri amerikan tha se mirëpret punën me Melonin në përpjekjet për të mbështetur Ukrainën në luftën e saj kundër Rusisë.

 

Advertisement

“E përgëzoj Giorgia Melonin për zgjedhjen si kryeministre e re e Italisë”, tha Biden përmes një deklarate të lëshuar nga Shtëpia e Bardhë më 22 tetor.

 

Meloni është bërë kryeministrja e parë grua e Italisë.

 

Advertisement

“Italia është aleate vitale e NATO-s dhe partnere e ngushtë, teksa shtetet tona së bashku adresojnë sfidat e përbashkëta globale”, tha Biden.

 

“Si lider i G7-s, mirëpres avancimin e mbështetjes sonë për Ukrainën, që Rusia të mbahet përgjegjëse për agresionin e saj, në sigurimin e respektimit të të drejtave të njeriut dhe vlerave demokratike dhe të një rritjeje të qëndrueshme ekonomike”, tha ai.

 

Advertisement

Meloni, partia nacionaliste e së cilës, Vëllezërit e Italisë, ka rrënjë neo-fashiste, udhëhoqi një koalicion të krahut të djathtë që fitoi zgjedhjet më 26 shtator.

 

Në krye të Qeverisë italiane ajo pason Mario Draghin, i cili udhëhoqi një qeveri të unitetit kombëtar dhe ishte mbështetës i sanksioneve të Bashkimit Evropian ndaj Rusisë, pasi Moska nisi pushtimin e Ukrainës në fund të shkurtit.

 

Advertisement

Pas shqetësimeve se Qeveria e krahut të djathtët e Melonit do të tërhiqet nga mbështetja e Ukrainës, kryeministrja e re italiane është zotuar se do të vazhdojë të mbështesë Kievin, pavarësisht kundërshtimeve nga disa anëtarë të koalicionit qeverisës./rel

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy