Biden telefonon von der Leyen: Mos e vononi Ballkanin në proceset integruese

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Biden telefonon von der Leyen: Mos e vononi Ballkanin në proceset integruese

Presidenti i Shteteve të Bashkuara , Joe Biden, në një telefonatë me presidenten e komisionit evropian, Ursula von der Leyen, diskutoi mes të tjerash edhe perspektivën evropiane të vendeve të ballkanit perëndimor.

 

Kreu i Shtëpisë së Bardhë shprehu mbështetjen e tij të fortë për vazhdimin e procesit të pranimit në union të vendeve të rajonit.

 

Advertisement

Ndërkohë, këtë të mërkurë, udhëheqësit e BE-së dhe ballkanit perëndimor do të takohen në Slloveni për të diskutuar perspektivën e anëtarësimit.

 

Krerët më të lartë të unionit kanë premtuar se konferenca e parë ndërqeveritare me tiranën dhe shkupin do të mbahet deri në fund të këtij viti.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy