Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës është takuar sot me kreun e shtetit turk, Recep Tayyip Erdogan, në kuadër të Samitit të Liderëve të G20 në Romë.

Dy liderët deklaruan vullnetin e përbashkët për të zhvilluar marrëdhëniet mes dy vendeve dhe ranë dakord për krijimin e një mekanizmi të përbashkët në këtë drejtim.

Në takimin e zhvilluar në një atmosferë pozitive u diskutuan marrëdhëniet dypalëshe dhe çështjet rajonale. Nga ana tjetër Shtëpia e Bardhë bën me dije se dy presidentët diskutuan për situatën në Lindjen e Mesme dhe vë në dukje shqetësimin e SHBA për posedimin e sistemit raketor rus S-400 nga Turqia.

Biden ka theksuar po ashtu, rëndësinë e institucioneve të forta demokratike, respektimin e të drejtave të njeriut dhe sundimin e ligjit për paqen dhe prosperitetin.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Liderët diskutuan zhvillimet politike në Siri, dërgimin e ndihmave humanitare për afganët në nevojë, zgjedhjet në Libi, situatën në Mesdheun Lindor dhe përpjekjet diplomatike në Kaukazin e Jugut. Presidenti Biden ripohoi bashkëpunimin tonë në fushën e mbrojtjes dhe rëndësinë e rolit të Turqisë si aleate e NATO-s, por vuri në dukje shqetësimet e SHBA-së për posedimin e sistemit raketor rus S-400 nga Turqia. Ai theksoi gjithashtu rëndësinë e institucioneve të forta demokratike, respektimin e të drejtave të njeriut dhe sundimin e ligjit për paqen dhe prosperitetin” , tha Shtëpia e Bardhë në një deklaratë.

Takimi i Biden me presidentin turk erdhi përpara takimeve me liderët botërorë të fokusuar në çështjet globale të zinxhirit të furnizimit. Biden dhe Erdogan u takuan për herë të fundit kokë më kokë në qershor në selinë e NATO-s në Bruksel, një takim që Biden e quajti “pozitiv dhe produktiv”.