Rusia nuk do të lejohet të bëjë biznes me dollarë, euro, paund apo yen japonez. S’do të kenë mundësi të bëjnë biznes”.
Kjo ka qenë deklarata e presidentit të SHBA-ve, Joe Biden, pas mbledhjes së G7-ës duke njoftuar sanksionet e rënda ndaj agresionit rus në Ukrainë. Ai theksoi se ky është një sulm i paramenduar.
“ Çdo aset i tyre do të jetë i ngrirë. Elita ruse dhe familjet e tyre, janë të sanksionuar. Këta janë njerëz që kanë qëndruar me Putin-in. Miliarderët e korruptuar nuk kanë vend në shoqërinë tonë”.
Sipas tij, importet e Rusisë do të përgjysmohen në fushën e teknologjisë.
“Nuk do të ndërtojnë dot anije. Do të jetë një goditje afatgjatë dhe do të bëjmë edhe më shumë”.
Ndër të tjera, Biden bëri me dije se 175 mijë trupa janë në pozicione në kufirin me Ukrainën.
“Çdo mirëbesim, Putini e hodhi poshtë. Shmangu dialogun, bëri që njerëzit të vuajnë. Kemi javë që e paralajmërojmë dhe tani ndodhi siç e parashikuam”.
Ai theksoi se Rusia ka shkelur në mënyrë flagrante ligjin ndërkombëtar dhe ka mësyrë në territorin ukrainas.
“Putin shpalli luftën e tij. Bombardimet filluan, më pas tanket. Me botën kemi qenë transparentë. Informacionet që kemi shpërndarë po vërtetohen. Putin është agresori, ai zgjodhi luftën e tij. Ai dhe shteti i tij do të vuajnë pasojat. Kemi vendosur sanksionet më të ashpra”.
Biden tha se do të marrin edhe hapa për të mbrojtur aleatët tanë.
Do të jemi nesër në takimin e NATO-s me aleatët tanë. Gjithsesi, forcat tona nuk do të shkojnë të luftojnë në Ukrainë, por do të mbrojnë aleatët e NATO-s”.