Në mes të konfliktit Ukrainë-Rusi, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka mbajtur një fjalim nga Shtëpia e Bardhë, ku deklaroi se SHBA është e  përgatitur, pavarësisht gjithçkaje.

 

“Shtetet e Bashkuara janë të përgatitura, pavarësisht se çfarë ndodh. Ne jemi të gatshëm me diplomaci, të angazhohemi në diplomaci me Rusinë, aleatët dhe partnerët tanë për të përmirësuar stabilitetin dhe sigurinë e tërë Evropës. Dhe ne jemi të gatshëm t’i përgjigjemi me vendosmëri sulmit rus për Ukrainën, i cili ende është shumë i mundshëm. Gjatë gjithë javëve dhe muajve të fundit kjo ka qenë qasja jonë dhe ashtu do të mbetet”, tha presidenti amerikan.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Rusia njoftoi më herët të martën se disa nga trupat e saj do të kthehen në bazë pas përfundimit të stërvitjeve të fundit, por theksoi se stërvitjet e mëdha ushtarake do të vijojnë.