Biden rikthen satirën në televizionet amerikane: Ruhet në frigorifer dhe ringjallet vetëm kur e kërkon rasti

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Biden rikthen satirën në televizionet amerikane: Ruhet në frigorifer dhe ringjallet vetëm kur e kërkon rasti

Fushata zgjedhore në SHBA ka “ndezur motorët”, teksa kandidaturat janë zyrtarizuar, duke mos i lënë më hapësirë asnjë fronti politike të bëjë ndryshime të tilla madhore.

Mes shumë polemikash, Joe Biden, vendosi të rikandidohej për një tjetër mandat, por duket se ky vendim nuk po pritet mirë nga elektorati, por edhe nga zëra brenda partisë së tij.

The Guardian shkruan se duhet të mbyllësh sytë shumë fortë për të evituar gafat e Biden, por sërish ato nuk do mund t’i shpëtonin shikimit tonë.

Performanca vrasëse e Biden-it në debatin e parë presidencial 12 ditë më parë ishte mjaft e dobët, por sekretari i tij për mediat e justifikoi duke thënë se presidenti ishte i ftohur.

Advertisement

Por, për çfarë të ftohure e kishte fjalën? Një djersë e ftohtë? Një ditë e ftohtë në ferr? Një dorë e ftohtë e vdekur?

Në lajmet që evidentuan performancën e tij, përgjigja rezulton të jetë: Të gjitha sa më sipër.

Biden sulmoi “elitat” në partinë Demokratike, duke përdorur me krenari atë risi të madhe të Donald Trump, ku presidenti aktual nuk është pjesë e elitës. Në një letër, që ju e dini se ishte formuluar nga dikush tjetër, Biden urdhëroi demokratët të mos shqetësoheshin.

Një neurolog erdhi në mënyrë të përsëritur në Shtëpinë e Bardhë vitin e kaluar për të trajtuar njerëzit e tjerë që punojnë atje, këmbëngul Shtëpia e Bardhë, ndërsa Biden javën e kaluar tha se është shumë mirë, por shtoi: “Është vetëm truri im”.

Advertisement

Harku i historisë tani po përkulet në drejtim të ‘ferrit’. Pse duhet të jetë një përplasje mes Trump dhe dikujt që çdokush duhet të pranojë se ka probleme fizike e jo vetëm?

Ndoshta e vetmja pikë e fortë, apo dritë në fund të tunelit,  aktualisht janë skenat zbavitëse në Hollywood, ku donatorët dhe yjet e tyre thuhet se po i drejtohen Jeffrey Katzenberg, bashkëthemeluesit të DreamWorks, i kthyer në bashkëkryetar të fushatës Biden, duke tentuar të fshihet e vërteta e gjendjes mendore të presidentit.

Asnjë nga këto nuk është mënyra se si funksionojnë demokracitë e shëndetshme.

Rusët bënin shaka me Brezhnevin se rutina e tij e përditshme ishte e tillë: reanimacion, grim, banket, ceremoni çmimesh, vdekje klinike. Njerëzit nuk mund të bënin shumë për këtë, por ata e dinin. Të gjithë e dinin. Spitting Image portretizoi pasardhësin e tij, Konstantin Chernenko, si diçka që ruhet në frigorifer dhe ringjallet vetëm kur e kërkon rasti. Aktualisht ka rikthim të kësaj satire në çdo monolog hapës në shfaqjet televizive të natës vonë në SHBA.

Advertisement

Demokratët me siguri i kanë shterur kufijtë e shpresës irracionale si një strategji fitoreje. Fushata rraskapitëse presidenciale as nuk ka nisur plotësisht. Në mungesë të një kandidati që shfaqet vazhdimisht racional, duhet të gjenden zgjidhje racionale.

Ndërkohë, The Guardian liston disa shënime të thjeshta për strategët e fushatës së Biden.

“Ju nuk do ta mposhtni mashtruesin më të madh “anti-elitar” në botë duke iu kundërvënë “elitës” në Partinë Demokratike. Ka më shumë se një mënyrë për të qenë një hero. Ndonjëherë zgjuarësia më e madhe është të dish se kur të dalësh nga podiumi”/vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy