Biden: Putin ka zgjedhur një luftë të paramenduar, lutemi për popullin e guximshëm dhe krenar të Ukrainës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Biden: Putin ka zgjedhur një luftë të paramenduar, lutemi për popullin e guximshëm dhe krenar të Ukrainës

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka reaguar fill pas shpalljes së luftës nga ana e homologut të tij rus duke theksuar se Putin ka zgjedhur një luftë të paramenduar.

“Presidenti Putin ka zgjedhur një luftë të paramenduar që do të sjellë një humbje katastrofike të jetës dhe vuajtje njerëzore”, tha Biden në një deklaratë për CNN.

Sipas korrespondentes së multi-medialit amerikan, Kaitlan Collins, presidenti do të flasë mëngjesin e 24 shkurtit.

“Sonte, Jill dhe unë po lutemi për popullin e guximshëm dhe krenar të Ukrainës”, deklaroi në përmbyllje shefi i Shtëpisë së Bardhë.

Advertisement

Ndërkaq, Ukraina gjendet në ditën e saj më të errët pasi është vendosur nën sulmin ajror të forcave ruse.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy