Biden paralajmëron Putinin mbi pasoja katastrofike nëse Rusia pushton Ukrainën

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Biden paralajmëron Putinin mbi pasoja katastrofike nëse Rusia pushton Ukrainën

Presidenti Joe Biden shënoi vitin e tij të parë në detyrë mes tensioneve në rritje me Rusinë. Ai paralajmëroi homologun e tij rus që të zgjedhë rrugën diplomatike e të mos sulmojë Ukrainën, një mesazh që u theksua edhe nga Sekretari i Shtetit Blinken, gjatë vizitës së tij në Kiev këtë javë. Korrespondentja e Zërit të Amerikës Anita Poëell njofton.

Në një konferencë shtypi, në prag të përvjetorit të tij parë në detyrë Presidenti Joe Biden paralajmëroi Rusinë mbi pasojat e rënda me të cilat do të përballet nëse sulmon Ukrainën.

“Rusia do të mbahet përgjegjëse nëse pushton Ukrainën. Kjo do të varet nga ajo që Moska do të bëjë. Nëse bëhet fjalë për një inkursion të vogël, ne do të debatojmë se çfarë duhet të bëjmë. Por nëse ata ndërmarrin atë që janë në gjendje të bëjnë, me gjithë ato forca të grumbulluara në kufi, kjo do të sillte pasoja shkatërrimtare për Rusinë, nëse do të pushtonte Ukrainën. Aleatët dhe partnerët tanë janë të gatshëm të vendosin kosto të rënda, me një dëm të konsiderueshëm, ndaj Rusisë dhe ekonomisë ruse”, tha ai.

Prej javësh tashmë, Presidenti rus Vladimir Putin ka dislokuar me dhjetëra mijëra trupa përgjatë kufirit me Ukrainën, në atë që Kievi dhe Uashingtoni, e kanë cilësuar si një kërcënim të qartë. Presidentët Biden e Putin zhvilluan dy biseda telefonike në dhjetor ndërsa javën e kaluar, ekipet diplomatike u takuan në tre kryeqytete evropiane në një përpjekje për të qetësuar situatën.

Advertisement

‘Zëri i Amerikës’ bisedoi me Sekretarin e Shtetit Antony Blinken në Kiev, ku ai u takua me udhëheqësit ukrainas në shenjë mbështetjeje ndaj këtij vendi.

“Ne i kemi ofruar Rusisë një zgjedhje të qartë, një zgjedhje mes vazhdimit të dialogut dhe diplomacisë nga njëra anë ose përplasjes e pasojave nga ana tjetër. Ne kemi qenë së fundmi të angazhuar në një seri bisedimesh intensive diplomatike me Rusinë, drejtpërdrejt me ne (SHBA-në) përmes dialogut strategjik e të stabilitetit, në NATO permes Këshillit NATO-Rusi, si dhe në OSBE, Organizatën për Bashkëpunim dhe Siguri në Evropë. Shpresa ime mbetet që Rusia do të ndjekë rrugën diplomatike. Kjo është qartësisht (zgjedhja) e preferueshme”, tha zoti Blinken.

Kritikët e Presidentit Biden në Kongres thonë se ai duhet të jetë i prerë me zotin Putin.

“Aktualisht duhet të përqendrohemi tek ndalimi i një sulmi dhe jo të flasim për atë që ndodh më pas. Ajo që ndodh më pas nuk ka vend për diskutim. Rusët do të ndihen shumë mirë ditën e parë të pushtimit.

Advertisement

Pas kësaj, rruga bëhet shumë e vështirë, gjë që e kanë ndeshur në vende të tjera. Të pushtosh një vend është shumë e vështirë, të kushton gjak e para. Presidenti (Biden) thotë se ai ia ka vënë në dukje këtë Presidentit Putin dhe kjo është diçka që duhet theksuar ndërsa bëjmë përpara”, thotë senatori republikan James Risch.

Jeremi Suri, profesor historie në Universitetin e Teksasit, thotë se Presidenti Biden ka marrë mësime nga Lufta e Ftohtë kur bëhet fjalë për komunikimin me Rusinë.

“Një nga mësimet e Luftës së Ftohtë është se duhet bërë e qartë se deri ku është kufiri, në mënyrë që të mos ketë perceptime të gabuara. Ndaj mendoj se është e rëndësishme që ai (Joe Biden) po sigurohet që Vladimir Putin të mos nënvlerësojë vendosmërinë e Shteteve të Bashkuara.

Por ai po tregon gjithashtu se Shtetet e Bashkuara kanë synime të kufizuara. Synimi ynë nuk është që Ukraina të bëhet sa më shpejt anëtare e NATO-s, por ne (SHBA) nuk do të lejojmë që një fuqi e jashtme të na diktojë të ardhmen e aleancës. Pra mendoj se është e rëndësishme të vendosësh kufij të qartë”.

Advertisement

Por çfarë pritet të ndodhë mes dy fuqitë e mëdha? Sekretari Blinken takohet të premten me homologun e tij rus për një raund tjetër bisedimesh diplomatike. Ndërkohë, Presidenti Biden thotë se është Presidenti Putin ai që vendos mbi lëvizjen e tij të ardhshme, ndërsa Ukraina, vëzhgon e pret. /VOA

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy