Presidenti i SHBA Joe Biden, u shfaq optimist se një marrëveshje armëpushimi mund të arrihet së shpejti në Rripin e Gazës.

“Ne besojmë se mund ta mbyllim marrëveshjen, të gjithë kanë thënë se janë dakord në parim”, tha presidenti amerikan nga Delaware, duke shtuar se sipas tij palët janë “në prag të një marrëveshjeje”.

Sipas tij, ka ardhur koha që kjo luftë të përfundojë.

Joe Biden tha gjithashtu se kishte mësuar për zbulimin e trupave në Rripin e Gazës, por vuri në dukje se nuk ishte i sigurt për numrin e saktë dhe se po bëheshin përpjekje për t’i identifikuar ato. /vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";