“Unë mbetem kandidat dhe do të fitoj përsëri zgjedhjet presidenciale”, ka theksuar sonte Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, në vazhdën e valës së dyshimeve ndaj tij. Presidenti demokrat përsëriti se ai mbetet në garë për zgjedhjet presidenciale të nëntorit.

Më herët, guvernatorja demokrate e Massachusetts, Maura Healy i kërkoi Bidenit që “të dëgjojë popullin amerikan dhe të shqyrtojë me kujdes nëse ai mbetet shpresa më e mirë për të mposhtur Donald Trump”, ndërsa shqetësimet shëndetësore u intensifikuan pas debatit katastrofik për gjendjen e tij mendore.

Sipas Washington Post, senatori Mark Warner po përpiqet të mbledhë një grup senatorësh të tjerë demokratë, të cilët do t’i kërkojnë Bidenit të largohet nga gara.

Zëdhënësja e tij, Rachel Cohen, as konfirmoi dhe as mohoi se senatori beson se Biden duhet të tërhiqet.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Ashtu si shumë të tjerë në Uashington dhe vend, senatori Warner beson se këto janë ditë kritike për fushatën e Presidentit dhe ia ka bërë të qartë Shtëpisë së Bardhë”, tha ajo në një deklaratë. /vizionplus.tv