Joe Biden nuk ndalet. Pasi ngatërroi presidentin aktual Emmanuel Macron me Francois Mitterrand i cili ka ndërruar jetë në vitin 1996, gjatë fjalimit të tij në fushatë të dielën në Las Vegas, sot ka bërë një tjetër gafë.
Sipas Sky News, presidenti amerikanka ngatërruar ish-kancelaren gjermane Angela Merkel me kancelarin e ndjerë Helmut Kohl.
Gjatë diskutimeve për mbledhjen e fondeve në Nju Jork, Biden përshkroi bisedat që tha se kishte pasur me liderët evropianë në një takim të G7 në Cornëall në 2021, i cili u zhvillua pak muaj pas trazirave të 6 janarit në Capitol Hill.
Ai tha se Helmut Kohl, i cili vdiq në 2017, e kishte pyetur se si do të reagonte nëse lexonte se njerëzit kishin sulmuar parlamentin britanik dhe kishin vrarë policët për të parandaluar zgjedhjen e një kryeministri. Megjithatë, ishte Angela Merkel ajo që mori pjesë në samit si kancelare e Gjermanisë në vitin 2021./vizionplus.tv