Në një samit të katër shteteve kryesore demokratike të Indo-Paqësorit, presidenti amerikan Joe Biden e quajti luftën e Rusisë në Ukrainë një sfidë globale.
“Kjo luftë është më shumë se një çështje evropiane… është një çështje globale. Në të njëjtën kohë, ne po kalojmë një orë të errët në historinë tonë të përbashkët”, theksoi Biden nga takimi i Tokios.
Përveç Japonisë, Australisë dhe SHBA, në diskutime mori pjesë edhe India, e cila ka një qëndrim neutral ndaj luftës në Ukrainë dhe nuk mbështet sanksionet perëndimore.
Biden nuk trajtoi në mënyrë eksplicite qëndrimin e Indisë ndaj Rusisë në pjesën publike të samitit.
Megjithatë, SHBA dhe vendet e tjera perëndimore po bëjnë përpjekje për të bindur Indinë të distancohet nga Rusia.
India tradicionalisht ka marrëdhënie të mira me Moskën dhe blen nga ajo shumë pajisje mbrojtjeje.