Biden: Mendoj se Putin mund të jetë vrasës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Biden: Mendoj se Putin mund të jetë vrasës

Publikimi i raportit nga drejtoria e Inteligjencës Kombëtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që thotë se Rusia ka ndikuar në zgjedhjet presidenciale, me qëllim përkrahjen e ish-presidentit, Donald Trump, ngjalli reagime të ashpra në Shtëpinë e Bardhë.

Në një intervistë për mediat vendase presidenti Biden, tha se e kishte paralajmeruar homologun e tij rus, Vlandimir Putin, se do të përballet me pasoja të rënda.

 

JOE BIDEN

Advertisement

PRESIDENT I SHBA-së

“Ne patëm një bisedë të gjatë, unë e njoh relativisht mirë ate, dhe kur biseda nisi, unë i  thashë: Unë të njoh ty dhe ti më njeh mua. Keshtu qe nëse une vërtetoj se kjo ka ndodhur, atëherë duhet te jesh i përgatitur. Dhe pergjigja e tij ishte se ne e kuptojmë njëri-tjetin. Une e pashë ate në sy dhe e kuptova se ai ishte një njeri pashpirt. Ai do të paguajë një çmim dhe ju do ta shihni së shpejti.”

 

Por a mendon Biden se presidenti rus mund të jetë edhe një vrasës?

Advertisement

 

“Hmm, po, unë e besoj .”

 

Zyrtarët e Moskës kanë mohuar akuzat duke i cilësuar të pabazuara. Zëdhënësi i Kremlinit tha se presidenti Putin nuk ndërhyri në zgjedhje dhe se nuk ishte i përfshirë në fushata kundër asnjë prej kandidatëve. Sipas tij, Shtetet e Bashkuara i përdorin këto akuza si justifikim për të vënë sanksione të reja kundër Rusisë.

Advertisement

 

Ndërkohë Raporti i Inteligjencës Amerikane akuzoi edhe Iranin për kryerjen e një fushate të ndikimit të fshehtë, për të dëmtuar fushatën e rizgjedhjes së ish presidentit Trump.

 

 

Advertisement

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy