Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të mbetet partneri i palëkundur i Kosovës. Deklarata vjen nga kreu i Shtëpisë së Bardhë, Joe Biden,i cili përmes një video-mesazhi ka përgëzuar Prishtinën zyrtare për progresin gjatë 20 vitëve të fundit.
Biden gjithashtu falenderoi presidenten Vjosa Osmani, e cila do të ndajë medaljen presidenciale për sundimin e ligjit për djalin e ndjerë, Beau.
Advertisement
“Ka edhe shumë punë për të luftuar korrupsionin, për të mbrojtur të drejtat e pakicave etnike, për të ndërtuar marrëdhënie pozitive me shtetet fqinje dhe për të rritur zhvillimin ekonomik”, u shpreh presidenti amerikan, i cili theksoi se Kosova “është në zemrat e gjithë familjes Biden”.