Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, urdhëroi të mërkurën agjencitë e inteligjencës amerikane që për një periudhë prej tre muajsh t’i raportonin atij nëse koronavirusi e ka burimin te kafshët apo nga ndonjë aksident laboratorik.

Koronavirusi u shfaq për herë të parë në Vuhan të Kinës në fund të vitit 2019.

Agjencitë duhet të “dyfishojnë përpjekjet e tyre për të mbledhur dhe analizuar informacione që mund të na sjellin një përfundim dhe të raportojnë brenda 90 ditësh”, tha Biden në një deklaratë të lëshuar nga Shtëpia e Bardhë.

Sipas Biden, agjencitë aktualisht janë të ndara sa i takon burimit të mundshëm të virusit që përfshiu planetin gjatë vitit të kaluar, duke vrarë më shumë se 3.4 milionë njerëz.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Administrata amerikane po i përgjigjet shqetësimeve të brendshme dhe ndërkombëtare për origjinën e koronavirusit si dhe për t’i bërë presion Kinës për të qenë transparente në lidhje me shpërthimin.

Republikanët, përfshirë ish-presidentin amerikan, Donald Trump, kanë promovuar teorinë se virusi doli nga një aksident laboratorik.

Biden zbuloi se dy nga 18 agjencitë e inteligjencës anojnë më shumë nga origjina në kafshë e koronavirusit dhe “një anon më shumë” në teorinë e laboratorit.

Secila nga këto agjenci ka “besim të ulët ose të moderuar” në këto teori, sipas Biden.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Presidenti udhëzoi laboratorët kombëtarë të SHBA për të ndihmuar hetimin dhe i bëri thirrje Kinës që të bashkëpunojë me hetime ndërkombëtare për origjinën e pandemisë./ REL