Biden i përfshirë në një skandal? Ish Zv.Presidenti mohon akuzat

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Biden i përfshirë në një skandal? Ish Zv.Presidenti mohon akuzat

New York Post, duke cituar një email shkruan se djali i ish-nënpresidentit, Joe Biden organizoi një takim mes babait të tij dhe një zyrtari të lartë të një kompanie të energjisë në Ukrainë.

Një zëdhënës i fushatës zgjedhore presidenciale të Bidenit menjëherë kundërshtoi raportin e 14 tetorit në të cilin gazeta nuk dha asnjë provë të takimit.

Platformat e mediave sociale Facebook dhe Twitter kufizuan shpërndarjen e artikullit .

 

Advertisement

“Hulumtimet e mediave, gjatë procesit të Impeachment-it, dhe madje edhe dy komitete të Senatit të udhëhequra nga republikanët, kanë arritur të njëjtin përfundim: që Joe Biden zbatoi politikën zyrtare të SHBA-së ndaj Ukrainës dhe nuk ka bërë asnjë keqbërje. Zyrtarët e administratës së Trumpit i kanë vërtetuar këto fakte nën betim”, tha zëdhënësi i fushatës së Bidenit, Andrew Bates, përmes një deklarate.

“Për më tepër, ne kemi rishikuar oraret zyrtare të Joe Biden nga ajo kohë dhe asnjë takim, siç pretendohet nga New York Post, nuk ka ndodhur kurrë”, tha Bates.

Artikulli pretendon se Hunter Biden përdori ndikimin e tij për të takuar babain e tij me një drejtues të kompanisë ukrainase të gazit natyror – Burisma, ku Hunter Biden ishte një anëtar i bordit me pagesë.

Joe Biden në atë kohë ishte nënpresident i Shteteve të Bashkuara.

Advertisement

Raport i New York Post thotë se një email i dërguar nga Vadym Pozharskyi, një shef i lartë në Burisma, për Hunter Biden në prill të vitit 2015 zbuloi takimin mes ukrainasit dhe ish-nënpresidentit rreth një vit pasi Hunter Biden u angazhua në bordin e Burisma-s, pavarësisht se nuk kishte përvojë në sektorin e energjisë.

“I dashur Hunter, faleminderit që më ftove në Uashington dhe më dha një mundësi për të takuar babanë tënd. Është vërtet një nder dhe kënaqësi”, thuhet ne email, sipas gazetës.

Një email tjetër i paverifikuar nga maji i vitit 2014 pretendon se Pozharskyi kërkon nga Hunter Biden “këshilla se si mund ta përdorësh ndikimin tënd” në emër të Burisma.

Email-et, nëse janë të vërteta, do të binin në kundërshtim me pretendimin e Joe Biden se ai “nuk ka folur kurrë me djalin për marrëdhëniet e tij të biznesit jashtë shtetit”.

Advertisement

Trump, i cili po e pason Bidenin në shumicën e sondazheve për zgjedhjet e 3 nëntorit, ka folur vazhdimisht për punën e Hunter Biden në Ukrainë, duke përfshirë një pretendim të padëshmuar se ish-nënpresidenti bëri presion ndaj Ukrainës për të shkarkuar prokurorin e saj të lartë, Viktor Shokin, në një përpjekje për të bllokuar një hetim mbi Burisma./R.E.L

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy