Presidenti i SHBA, Joe Biden po bëhet gjithnjë e më i irrituar, ndonëse në “prapaskenë”, me homologun e tij izraelit, Benjamin Netanyahu. Mediat shkruajën se Biden iu ka thënë këshilltarëve dhe të tjerëve se kryeministri po injoron këshillat e tij dhe po pengon përpjekjet për të lehtësuar krizën humanitare në Gaza.

Deri më tani, Biden nuk ka kritikuar drejtpërdrejt Netanyahun në publik. Por ai është bërë gjithnjë e më kritik ndaj taktikave të Izraelit, duke thënë javën e kaluar se ai beson se fushata në Gaza është “në limite”, një nga qëndrimet e tij më të ashpra deri më sot të fushatës ushtarake kundër Hamasit.

Në mënyrë private, Biden ka shprehur acarimin e tij të thellë që Netanyahu nuk i ka ndjekur rekomandimet amerikane për të deintensifikuar taktikat ushtarake në Gaza.

Tensioni midis administratës Biden dhe qeverisë së Netanyahut është intensifikuar vetëm ditët e fundit lidhur me përgatitjet e Izraelit për një sulm tokësor në Rafah, ku mijëra e mijëra palestinezë kanë ikur gjatë rrjedhës së luftës./vizionplus.tv/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";