Biden “e humb” në samitin e G7, video e Presidentit të Amerikës bëhet virale

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Biden “e humb” në samitin e G7, video e Presidentit të Amerikës bëhet virale

Presidenti i SHBA, Joe Biden dita-ditës po shfaqet në një gjendje jo të mirë fizike dhe mendore, teksa shumë video të tij bëhen virale menjëherë në internet.

Rasti më i fundit që po bën xhiron e rrjetit, është hutimi i tij, teksa ka qenë i pranishëm në samitin e G7 që u mbaj në Itali, me kryeministren Giorgia Meloni, që ishte mikpritëse e eventit. Klipi tregon presidentin 81-vjeçar duke humbur fokusin dhe duke u larguar nga grupi i liderëve botërorë.

Momentet e dobësisë, shfokusimi dhe lëvizjet e çuditshme të Biden kanë ngritur në rrjet teori konspirative se presidenti vërtet mund të jetë një “robot”./vizionplus.tv

Advertisement

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy