Biden “e bekoi” për ta pasur në garën presidenciale, Kamala Harris: E nderuar, do të bëj gjithçka për të bashkuar demokratët

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Biden “e bekoi” për ta pasur në garën presidenciale, Kamala Harris: E nderuar, do të bëj gjithçka për të bashkuar demokratët

Kamala Harris, ka reaguar pas vendimit të Joe Biden i cili propozoi që zëvendëspresidentja të garojë në garën presidenciale, pas vendimit të tij për tu tërhequr.

Ajo ka falenderuar Biden për “udhëheqjen e tij të jashtëzakonshme” dhe “për dekadat që i ka shërbyer vendit.”

Duke treguar se si u takua me presidentin, Harris e falenderon për “ndershmërinë dhe integritetin e tij, dashurinë e tij për vendin dhe popullin amerikan”.

Ajo e përshkruan vendimin e tij për t’i dhënë fund garës presidenciale si një “akt vetëmohues dhe patriotik” dhe thotë se është “e nderuar” që ka miratimin e Biden.

Advertisement

Ajo u zotua të “bëjë gjithçka për të bashkuar Partinë Demokratike, dhe për të bashkuar kombin, për të mposhtur Donald Trump.”/vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy