Presidentin amerikan Joe Biden ka ngritur dyshime, se Netanjahu po zvarrit qëllimisht marrëveshjen e paqes për të ndikuar në zgjedhjet presidenciale amerikane. Dekalratat Biden i bëri në një dalje të rrallë nga salla e shtypit në Shtëpinë e bardhë.
“Asnjë administratë nuk e ka ndihmuar Izraelin më shumë se unë.Netanjahu duhet ta ketë parasysh këtë gjë. Nuk e di nëse ai po përpiqet të ndikojë në zgjedhjet amerikane, nuk e di, por nuk po e llogaris këtë”, tha Biden.
Prej disa muajsh Biden dhe zyrtarë të tjerë amerikanë kanë sugjeruar se një marrëveshje armëpushimi ishte afër arritjes por megjithatë, tashmë një vit pas nisjes së konfliktit nuk ka asnjë arritje domethënëse për një gjë të tillë.
Gjatë konferencës për shtyp Biden u pyet edhe lidhur me përgjigjen izraelito amerikane ndaj sulmeve të iranit për goditjen e depozitave të naftës.
“Po të isha në vendin e tyre, do të mendoja për alternativa të tjera, në vend të rezervave të naftës”, u shpreh presidenti.
Nga ana tjetër, kandidati republikan për president Donald Trump ka sugjeruar se Izraeli duhet të godasë bazat nukleare të Teheranit, ndërsa ironizoi përgjigjen e Biden për këtë çështje.
“Përgjigja e Biden duhet të ishte: Fillimisht godini bërthamorët, pastaj për pjesën tjetër shqetësohuni më vonë”, tha Trump.
Me urdhër të Presidentit Biden, ushtria amerikane ka shtuar praninë në rajon për të mbrojtur Izraelin nga sulmet e Hamasit, Hezbollahut, Iranit dhe rebelëve Houthi. Në muajin prill dhe në fillim të kësaj jave, Shtetet e Bashkuara luajtën rolin kryesor në rrëzimin e raketave iraniane që kishin si objektiv Izraelin. /vizionplus.tv