Presidenti Joe Biden u tha demokratëve të martën se nuk ishte i sigurt se do të kërkonte një mandat tjetër nëse paraardhësi i tij Donald Trump nuk do të kandidonte për Shtëpinë e Bardhë.
“Nëse Trump nuk do të ishte në garë, nuk jam i sigurt se do të kandidoja”, tha ai, duke thënë se demokratët “nuk mund ta lënë atë të fitojë”.
Komenti, i bërë gjatë një mbledhjeje fondesh në një shtëpi private jashtë Bostonit, ofroi ndoshta arsyetimin më të ashpër deri më tani për vendimmarrjen për rizgjedhjen e Biden dhe, sipas burimeve të njohura me këtë çështje, i befasoi zyrtarët dhe këshilltarët e lartë të fushatës Biden.
Biden tani është presidenti më i vjetë ndonjëherë dhe do të ishte 86 vjeç nëse përfundon mandatn e dytë të plotë në vitin 2029./vizionplus.tv