Presidenti amerikan Joe Biden ka urdhëruar kreun e Shërbimit Sekret që të rishikojë të gjitha masat e sigurisë të marra përpara konventës republikane, njoftoi ai sonte.
Biden bëri thirrje gjithashtu për një hetim mbi atë që ndodhi në tubimin e fushatës së Donald Trump dhe do të shpallë publikisht rezultatet, shtoi ai.
Presidenti amerikan tha se i vjen mirë që Trump është mirë dhe tha se ata patën një bisedë “të shkurtër por të mirë” mbrëmë. Ai gjithashtu ka shprehur ngushëllimet e tij për familjen e të vrarëve.
“Nuk ka vend në Amerikë për këtë lloj dhune apo ndonjë dhunë. Një tentativë për vrasje është kundër gjithçkaje që ne mbështesim si komb. tha ai. Ne do të flasim më gjerësisht sonte”, tha ai.
Duke iu referuar motiveve të sulmuesit, ai tha se për momentin nuk ka asnjë informacion. Ai u bëri thirrje amerikanëve “të mos bëjnë supozime” për motivet ose qëndrimin e tij politik. /vizionplus.tv