Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump i infektuar me koronavirus, deklaroi nga Shtëpia e Bardhë se ka në plan të marrë pjesë në debatin e dytë të garës presidenciale me rivalin e tij demokrat, Joe Biden.
Debati i radhës ishte planifikuar të mbahej më 15 tetor. Në një postim në Twitter, Trump shkruan se mezi po e pret mbrëmjen e të enjtes. “Do të jetë i mrekullueshëm!”, tha presidenti.
Por kandidati demokrat Joe Biden replikoi duke thënë se ai dhe presidenti, nuk duhet të zhvillojnë debatin e planifikuar nëse Trump do të vazhdonte të jetë i infektuar me Covid-19, por vetëm nëse ekspertët japin aprovimin.
JOE BIDEN
KANDIDAT PER PRESIDENT
“Nëse shkencëtarët thonë se është e sigurtë, dhe nëse distance është e sigurtë mendoj se është në rregull për të zhvilluar një debat. Unë do të bëj atë që ekspertët do të thonë.
Trump rezultoi pozitiv për COVID-19 të enjten e kaluar dhe u shtrua në spital për 72 orë. Por koronavirusi ka vijuar të përhapet në radhët e republikanëve. Këshilltari i lartë i Shtëpisë së Bardhë Stephen Miller njoftoi se është infektuar.
Që prej fillimit të pandemisë, në shtetet e bashkuara kanë humbur jetën nga virusi mbi 210 mijë njerëz dhe më shumë se 7.4 milionë janë infektuar.
The post Biden: Debati anulohet nëse Donald Trump rezulton pozitiv appeared first on Vizion Plus.