
Presidenti amerikan, Joe Biden, i tha homologut ukrainas se Shtetet e Bashkuara dhe Aleatët do të përgjigjen ashpër nëse trupat ruse kalojnë kufirin. Gjatë një telefonate me Volodymyr Zelenskiy.
Biden theksoi se mbështet pavarësinë politike dhe territoriale të Ukrainës. Biseda e tyre erdhi disa ditë pasi presidenti amerikan i tha homologut rus, Vladimir Putin, se mund të paguajë një çmim shumë të rëndë në rast të një pushtimi.
Shefi i Kremlinit u përgjigj duke thënë se sanksionet shtesë ndaj Rusisë për një veprim ushtarak do të ishin “një gabim kolosal”. Një zëdhënës i presidentit ukrainas tha se vendi i tij është falënderues për përpjekjet e administratës Biden për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të krizës ushtarake.
Advertisement