Biden bën thirrje për të ndaluar llojin e pushkës së përdorur në sulmin ndaj Trump

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Biden bën thirrje për të ndaluar llojin e pushkës së përdorur në sulmin ndaj Trump

Presidenti i SHBA Joe Biden bëri thirrje ditën e djeshme për të ndaluar llojin e pushkës gjysmë automatike të përdorur të shtunën në tentativën për vrasjen e Donald Trump.

“Më ndihmoni të shpëtoj rrugët e Amerikës nga këto armë lufte. Një AR-15 u përdor në sulmin kundër Donald Trump. Është koha për të ndaluar pushkë të tilla”, tha demokrati gjatë një tubimi në Las Vegas.

Presidenti amerikan theksoi se “ulja e tonit nuk do të thotë shmangie e së vërtetës”, ndërsa kritikoi politikat e ndjekura nga Donald Trump, si përpjekja për të kufizuar kujdesin shëndetësor dhe uljen e taksave, si dhe “menaxhimi i dobët i pandemisë” dhe përhapjen e gënjeshtrave për Barack Obamën.

Biden filloi të listonte arritjet e administratës së tij, duke përfshirë rritjen ekonomike, reduktimin e deficitit, kujdesin shëndetësor më të përballueshëm, uljen e varfërisë dhe investimet në “drejtësinë mjedisore”.

Ai gjithashtu paraqiti një plan për 100 ditët e para të mandatit të dytë, duke përfshirë rivendosjen e të drejtave të abortit.

Administrata e ardhshme e Bidenit do t’i detyrojë miliarderët të paguajnë të paktën 25% në taksat federale, tha ai ndërsa audienca e përshëndeti atë dhe brohoriste “katër vjet të tjera”./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy