Biden autorizon 200 milionë dollarë shtesë për ndihmë ushtarake për Ukrainën

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Biden autorizon 200 milionë dollarë shtesë për ndihmë ushtarake për Ukrainën

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, të shtunën autorizojë 200 milionë dollarë për armë dhe ndihmë tjetër ushtarake për Ukrainën, tha Shtëpia e Bardhë, teksa zyrtarët ukrainas thanë se për shkak të granatimeve ruse po rrezikohen përpjekjet për evakuimin e civilëve.

 

Vendimi i fundit i Bidenit e sjell në 1.2 miliard dollarë ndihmën e sigurisë që SHBA-ja i ka dhënë Ukrainës në vitin e fundit, tha një zyrtar i lartë i administratës amerikane.

 

Advertisement

Në një memorandum dërguar Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken, presidenti Biden urdhëroi që 200 milionë dollarë të alokohen përmes Aktit për Ndihmë të Jashtme dhe të dërgohen për ndihmë Ukrainës.

 

Ky fond mund të përdoret për armë dhe aspekte të tjera të mbrojtjes nga stoqet e Departamentit amerikan të Mbrojtjes, por edhe për trajnimet ushtarake që do ta ndihmonin Ukrainën në luftën kundër forcave pushtuese ruse.

 

Advertisement

Pentagoni nuk komentoi menjëherë se për çfarë armësh do të përdoren këto fonde të reja. Ukraina ka kërkuar që t’i dërgohen armë të reja kundërtanke Javelin dhe raketahedhës Stinger. Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba tha të shtunën se shteti i tij ka nevojë për furnizime të reja ushtarake.

 

SHBA-ja ka dërguar armë në Ukrainë vazhdimisht, që prej vjeshtës së vitit 2021. Në dërgesën e fundit në shkurt, janë përfshirë armë të vogla, municion, pajisje ushtarake të tjera për ushtarët në vijën e frontit dhe sisteme kundërajrore.

 

Advertisement

Miratimi i fondeve të reja vjen disa ditë pasi Kongresi amerikan miratoi ndihmën emergjente prej 13.6 miliardë dollarësh për Ukrainën./R.E.L

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy