Ndërsa vijon ende procesi i numërimit të votave me postë, Pensilvania, Georgia, Karolina e Veriut dhe Nevada janë katër shtetet që pritet të vendosin për fatin e garës presidenciale.
Deri më tani, Donald Trump kryeson ndjeshëm në tre të parat që sigurojnë 51 vota në kolegjin zgjedhor.
Në një postim në rrjetin social “Twitter”, kreu i Shtëpisë së Bardhë përsëriti akuzat e tij për vjedhjen e zgjedhjeve, duke iu referuar dorëzimit të votave me postë.
DONALD TRUMP
PRESIDENT I SHBA
Advertisement“Avokatët tanë kanë kërkuar qasje kuptimplotë, por çfarë dobie ka kjo? Dëmi është bërë tashmë në integritetin e sistemit tonë, dhe në vetë Zgjedhjet Presidenciale. Kjo është ajo që duhet diskutuar!”
Fushata e presidentit amerikan ka nisur procese gjyqësore në shtetet kyçe të Miçiganit dhe Pensilvanisë, për të ndaluar numërimin e fletëvotimeve me pretendimin se ka mungesë të transparencës.
Ndërkohë kundërshtari demokrat Joe Biden ka siguruar deri më tani 264 vota elektorale. Shteti i Nevadas me 6 të tilla do ti jepte atij fitoren. Deri më tani janë numëruar rreth 75% të votave dhe Biden kryeson me më pak se 1%.