“Berlini do të zbulojë të vërtetën”/ Merkel e ka vizituar Navalnin në spital

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Berlini do të zbulojë të vërtetën”/ Merkel e ka vizituar Navalnin në spital

Kancelarja gjermane Angela Merkel i ka bërë një vizitë të fshehtë kritikut të shquar të Kremlinit, Alexei Navalny, teksa ai ishte shtrua në spital në Berlin, pas helmimit me agjentin nervor Novichok, njoftoi të dielën revista gjermane e lajmeve Der Spiegel.

Vizita e Merkel para se Navalny të dilte nga spitali javën e kaluar, shërben si një sinjal për Kremlinin që Berlini “nuk do të dorëzohet dhe do të zbulojë të vërtetën”, shkroi Der Spiegel.

“Vizita e fshehtë me Navalnin është një shenjë e mëtejshme që tregon se Kancelarja është e përkushtuar ndaj Navalnit dhe nuk do ta pushojë çështjen”

Më vonë, Navalni konfirmoi vizitën e Merkel, duke shtuar se takimi “nuk duhet të quhet sekret “, por “një takim dhe bisedë private “.

Advertisement

The post “Berlini do të zbulojë të vërtetën”/ Merkel e ka vizituar Navalnin në spital appeared first on Vizion Plus.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy