Berisha, i padëshiruar/ Fatmir Xhafaj: Mesazh i qartë nga SHBA për drejtësinë e re

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Berisha, i padëshiruar/ Fatmir Xhafaj: Mesazh i qartë nga SHBA për drejtësinë e re

Fatmir Xhafaj ka përshëndetur vendimin e Sekretarit Amerikan të Shtetit për të shpallur “non grata” ish-kryeministrin Sali Berisha.

 

“Drejtësia edhe vonon, por kurrë nuk harron”, thekson ish-ministri në mesazhin e shpërndarë në “Twitter”.

 

Advertisement

Sipas tij, ky është një sinjal i qartë për konsolidimin e demokracisë dhe shtetit të së drejtës në Shqipëri, teksa shtoi se vendimi i DASH është është një mesazh i qartë i SHBA-ve në mbështetje të drejtësisë së re dhe të pavarur.

 

“Koha për të bërë drejtësi! Luftë frontale ndaj pandëshkueshmërisë të të korruptuarve dhe krimit të organizuar! Ka SHBA, ka drejtësi dhe ka zot! Drejtësia edhe vonon, por kurrë nuk harron”, shkruan Xhafaj.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy