Belgjika tha se do t’i shtrëngojë masat kundër koronavirusit – por do të shmangë izolimin – për shkak të numrit në rritje të rasteve me COVID-19, sëmundjen që e shkakton koronavirusi.

Nga e mërkura, belgët do të lejohen të takojnë maksimalisht pesë persona jashtë familjeve të tyre.

Aktualisht, një individ belg mund të takojë 15 persona.

Rritja e numrit të rasteve me koronavirus ka qenë veçanërisht e ndjeshme në qytetin Antverp.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Javën e kaluar, në gjithë Belgjikën, mesatarisht 279 njerëz janë infektuar çdo ditë, krahasuar me 163 në ditë, një javë më herët.

Numri aktual i viktimave nga koronavirusi në Belgjikë është 9,821.

“Deri më tani, ‘fluska sociale’ e secilit person ka qenë e kufizuar në 15 persona në javë. Nga e mërkura, do të kufizohet në pesë persona, gjithmonë të njëjtit për katër javët e ardhshme, dhe kjo vlen për gjithë familjen”, tha kryeministrja belge, Sophie Wilmes.

“Pra, tani numërojmë familjen dhe jo një person. Fëmijët nën moshën 12-vjeçare nuk llogariten në ata pesë persona”, tha ajo.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Wilmes po ashtu tha se Belgjika do t’i përgjysmojë numrat e personave të lejuar në tubime publike: 100 në ambiente të mbyllura dhe 200 jashtë.

Në total, Belgjika ka konfirmuar mbi 66,000 raste pozitive me koronavirus./ REL

The post Belgjika shtrëngon masat kundër koronavirusit appeared first on Vizion Plus.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";