BE, sanksione të reja kundër Bjellorusisë/ Në listë familjarë të Lukashenkos, prokurorë e gjyqtarë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
BE, sanksione të reja kundër Bjellorusisë/ Në listë familjarë të Lukashenkos, prokurorë e gjyqtarë

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian miratuan të hënën një seri sanksionesh të reja kundër Bjellorusisë.

Lista përfshin 78 njerëz dhe tetë subjekte.

Në mesin e tyre janë familjarë të udhëheqësit bjellorus, Alyaksander Lukashenko, ligjvënës, prokurorë, gjyqtarë dhe zyrtarë të tjerë, që thuhet se janë “përgjegjës për shkelje serioze të të drejtave të njeriut, për minim serioz të sundimit të ligjit, si dhe për shtypje të shoqërisë civile dhe të opozitës demokratike”.

Djali i Lukashenkos, Dzmitry, dhe gruaja e djalit të tij të madh, Liliya, janë përfshirë në listën e të sanksionuarve për, siç thuhet, “përfitim dhe mbështetje të regjimit të Lukashenkës”.

Advertisement

Sanksionet e reja, që përfshijnë ngrirje të aseteve dhe ndalim të vizave, vijnë pasi Bjellorusia ka devijuar me forcë një avion të kompanisë Ryanair, muajin e kaluar, për të arrestuar një gazetar që ndodhej në bordin e tij.

Bashkimi Evropian tashmë i ka ndaluar kompanitë ajrore bjelloruse të fliturojnë mbi territorin e bllokut ose t’i shfrytëzojnë aeroportet e tij.

Edhe para incidentit me avion, BE- ja ka konsideruar sanksione të reja kundër Bjellorusisë, për shkak të shtypjes brutale të opozitës nga regjimi i Lukashenkës.

Lukashenko është rizgjedhur president në një proces të kontestueshëm zgjedhor, gushtin e kaluar, dhe prej atëherë opozita ka organizuar protesta të herëpashershme.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy