BE: Rusia duhet të zgjedhë midis diplomacisë dhe luftës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
BE: Rusia duhet të zgjedhë midis diplomacisë dhe luftës

Shefi i Këshillit Europian, Charles Michel ka deklaruar se Rusia duhet të zgjedhë mes luftës dhe diplomacisë.

Duke folur me ligjvënësit e BE-së, Michel tha se “përshkallëzimi i paprecedentë ushtarak i Rusisë kundër Ukrainës po kërcënon paqen dhe sigurinë në Europë.

“Gjatë dy ditëve të fundit, Rusia ka treguar se mund të jetë e gatshme të negociojë dhe ne i bëjmë thirrje Rusisë që të ndërmarrë hapa konkretë drejt de-përshkallëzimit, sepse ky është kushti për dialog të sinqertë politik”, tha Michel.

“Kjo do të thotë një zgjedhje midis luftës dhe sakrificave tragjike të saj ose guximit të një angazhimi politik dhe të negociateve diplomatike,” shtoi ai.

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy