Bisedimet midis ministrave të Brendshëm të Bashkimit Evropian përfunduan me një deklaratë të përbashkët, që thotë se blloku do të përpiqet të ndalojë fluksin e madh të refugjatëve nga Afganistani, duke rritur kontrollin në kufij dhe duke ofruar ndihmë.

Deklarata e BE-së shmang premtimet për pranimin e azilkërkuesve.

Mijëra afganë janë larguar ose duan të largohen nga Afganistani, prejse militantët talibanë kanë marrë kontrollin e këtij vendi, më 15 gusht.

“Bazuar në mësimet e nxjerra, BE-ja është e vendosur të veprojë së bashku, për të parandaluar përsëritjen e lëvizjeve të pakontrolluara të migracionit ilegal në shkallë të gjerë”, thuhet në deklaratë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ministrat po ashtu thanë se blloku do të preferonte të punonte me fqinjët më të afërt të Afganistanit, në përpjekje “për të forcuar kapacitetet e tyre për të siguruar mbrojtje dhe pritje dinjitoze për refugjatët”.

Talibanët kanë sunduar Afganistanin edhe në periudhën 1996-2001.

Shumë afganë i kanë të freskëta kujtimet e ndëshkimeve të ashpra nga ajo kohë, ekzekutimet masive publike, ndalimin e shkollimit të vajzave e të tjera.

BE-ja tha se mbështetja për afganët mund të sigurohet “në formën e zhvendosjes në baza vullnetare”, duke u dhënë përparësi personave të cenueshëm, siç janë gratë dhe fëmijët.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Komisionari i lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatë, Filippo Grandi, tha se nuk pret që një numër i madh refugjatësh nga Afganistani të arrijnë në Evropë, nëse atyre që ikin nga vendi u sigurohet ndihmë. /REL