Të mërkurënambasadorët e Bashkimit Evropian ranë dakord të zgjasin edhe për gjashtë muaj sanksionet e gjera ekonomike të vendosura ndaj Rusisë për shkak të aneksimit të Krimesë dhe nxitjen e konfliktit në Ukrainë, thanë diplomatët.

Sanksionet ishin vendosur në vitin 2014.

Vendimi përfundimtar do të merret nga ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të BE-së gjatë një takimi më 12 korrik.

Sanksionet shënjestrojnë sektorët kryesorë të vendit, përfshirë atë bankar, të energjisë dhe mbrojtjes.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Masat do të mbesin në fuqi pasi një plan i paqes për Ukrainën lindore për të cilin janë dakorduar Moska, Kievi, Berlini dhe Parisi më 2015, nuk ka shënuar ndonjë përparim në zbatim.

Rusia ka aneksuar paligjshëm Gadishullin e Krimesë dhe ka mbështetur separatistët në lindje të Ukrainës, duke nxitur dhunë, e cila ka lënë mbi 13,000 persona të vdekur.

Tensionet u rritën në fillim të këtij viti pasi Kremlini vendosi dhjetëra mijëra trupa në kufirin me Ukrainën.

Javën e kaluar, udhëheqësit e BE-së kundërshtuan një thirrje nga Gjermania dhe Franca për të rifilluar takimet me presidentin, Vladimir Putin, të pezulluara që nga viti 2014.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ata thanë se ky do të ishte një lloj shpërblimi për Kremlinin.

Liderët e BE-së urdhëruan shefin e politikës së jashtme, Josep Borrell dhe Komisionin Evropian “të paraqesin planet për masa shtesë, duke përfshirë sanksionet ekonomike” kundër Rusisë nëse marrëdhëniet përkeqësohen më shumë./ REL