Udhëheqësit e Bashkimit Evropian kanë “prova shumë të besueshme” se Kina po shqyrton ofrimin e ndihmës ushtarake për Rusinë.
Ky lajm raportohet nga “Politico”, që citon një zyrtar të lartë të BE-së.
Në të njëjtën kohë, Bashkimi Evropian ka paralajmëruar Kinën kundër transferimeve të armëve, duke kërcënuar kufizime të mundshme tregtare.
“Udhëheqësit e BE-së kanë prova shumë të forta se Kina po shqyrton ofrimin e ndihmës ushtarake për Rusinë. Të gjithë liderët janë të vetëdijshëm për atë që po ndodh”, theksoi zyrtari i lartë i BE-së në kushte anonimiteti.
Ai nuk u shpreh se çfarë lloj ndihme kërkoi Moska.
“Ne jemi të shqetësuar se Kina po flirton me rusët”, shtoi ai.
Zyrtari theksoi se BE-ja do të “impononte barriera tregtare ndaj Kinës”.
Kjo, nëse Pekini do të përmbushte kërkesën e Rusisë. Ai shtoi se sanksionet janë “e vetmja gjuhë që Pekin-i kupton”.
Siç mësoi “Financial Times”, Kina tashmë ka “sinjalizuar” Moskën për të ofruar ndihmë financiare dhe ushtarake për Rusinë.
Nuk dihet nëse Kina do të mbështesë agresionin rus në të ardhmen dhe nëse ka filluar tashmë të dërgojë ndihmën e kërkuar nga Kremlini.
Kërkesa e Rusisë drejtuar Kinës u bë e njohur më 13 mars, por kjo u refuzua në Moskë dhe Pekin.