Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se blloku do të ndajë 200 milionë doza të vaksinës kundër koronavirusit në vendet jo anëtare të BE-së, deri në mes të vitit të ardhshëm.

“Prioriteti ynë i parë dhe më urgjent është të përshpejtojmë vaksinimin global”, tha Von der Leyen në fjalimin e saj vjetor para bllokut.

BE tashmë është zotuar se do të ndajë 250 milionë doza të vaksinës.

Në fund të muajit të kaluar, 70 për qind e qytetarëve të rritur të BE-së kanë qenë plotësisht të vaksinuar.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Por, Von der Leyen tha se është e shqetësuar nga normat e ndryshme të vaksinimit midis vendeve anëtare të BE-së.

Në fjalimin e saj, ajo përmendi edhe shtetet e Ballkanit Perëndimor dhe procesin e zgjerimit të BE-së./REL