Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Europian zhvilluan bisedime urgjente mbi tensionet ushtarake midis Greqisë dhe Turqisë, pasi marinat e vendeve fqinje vijojnë provokimet në afërsi të ishullit Kastelorizo.
Presidenti turk Rexhep Erdogan deklaroi se Ankaraja do të vazhdojë deri më 23 gusht kërkimet për naftë dhe gaz në zonën e diskutueshme detare mes Greqisë dhe Qipros, sipas paktit të arritur me Libinë. Por pas një telefonate me kancelaren gjermane Angela Merkel Turiqa e zbuti qëndrimin e saj.
Ndërkohë, Athina zyrtare po kërkon mbështetjen e vendeve anëtare të BE për të vendosur sanksione ndaj Turqisë nëse nuk heq dorë nga kërkesat e saj të cilat i konsideron të paligjshme.
Deri më tani, vetëm Franca është përgjigjur, duke dërguar dy anije luftarake për stërvitje të përbashkëta me marinën greke në zonën e konfliktit. Gjithashtu dy aeroplanë luftarakë janë vendosur në Kretë. Presidenti turk kërcënoi se kushdo që do të sulmojë anijet turke do ta paguajë shtrenjtë.
The post BE diskuton tensionet greko-turke/ Takim urgjent i ministrave të Jashtëm në Bruksel appeared first on Vizion Plus.