BBC, citon Ministrinë e mbrojtjes së Ukrainës, sipas të cilës është rrëzuar një nga transportuesit e trupave të Moskës pranë Kievit, duke vrarë një numër të madh parashutistësh rusë.

BBC nuk i ka verifikuar në mënyrë të pavarur këto pretendime dhe ministria ruse e mbrojtjes ende nuk ka komentuar mbi raportet.

Ministria e Mbrojtjes në Kiev shkroi në një postim në Facebook se avionët luftarakë ukrainas Su-27 pikasën një transportues trupash ruse IL-76 MD rreth orës 00:30 me orën lokale (22:30 GMT) teksa po përpiqej të zbarkonte parashutistët në rajonin e Kievit.

Sipas specifikimeve të lëshuara nga prodhuesi, avioni mund të transportojë deri në 167 ushtarë, si dhe kishte një ekuipazh prej gjashtë deri në shtatë persona.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

“Kjo është hakmarrje për Luhansk 2014”, shkroi në Facebook komandanti i ushtrisë së Ukrainës, gjenerallejtënant Valery Zaluzhny, duke iu referuar rrëzimit të një avioni ukrainas tetë vjet më parë, i cili vrau 40 parashutistë dhe nëntë anëtarë të ekuipazhit.

Zëdhënësi ushtarak rus Gjeneral Major Igor Konashenkov tha të shtunën se Moska nuk kishte pësuar viktima gjatë pushtimit të Ukrainës.

TemA

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";