Bayern nuk njeh rivalë, fiton edhe Superkupën e Europës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Bayern nuk njeh rivalë, fiton edhe Superkupën e Europës

Bayern Munchen fitoi për herë të dytë në histori Superkupen e Europës.

Gjermanet mundën 2 me 1 Sevillën me shumë vështirësi pas 120 minutash lojë.

Fillimisht ishin spanjollet që shënuan në minutën e 12 me anë të një penalltie të kthyer në gola nga Lukas Okampos.

Bayerni që dominoi ndeshjen, mundi të baraspeshojë gjithcka në minutën e 34 me anë të Goreckes.

Advertisement

Në pjesën e dytë gjermanet luajtën më mirë, shënuan dy herë mirëpo golat iu anulluan nga sistemi VAR.

Spanjollet patën një shans të artë në minutën e 90 por Nojer u tregua i pakalueshëm. I tillë portiere gjerman ishte edhe në shtesën e parë. Për të zgjidhur ndeshjen në favor të Bayern mendoi Havi Martinez në minutëne 104 me një gol me kokë.

Me këtë sukses, Bayern siguron trofeun e 4 brenda këtij viti duke dominuar gjermaninë dhe europën.

Supersfida që prodhoi shumë emocione u transmetua ekskluzivisht në Vizion Plus dhe Tring.

Advertisement

The post Bayern nuk njeh rivalë, fiton edhe Superkupën e Europës appeared first on Vizion Plus.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy