Më shumë se 7.8 milionë persona janë prekur nga Covid-19 dhe mbi 430 mijë kanë humbur jetën në të gjithë botën, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Vendi më i prekur mbetet Amerika. Pavarësisht kësaj, presidenti Donald Trump do të rinisë tubimet për fushatën elektorale, por u kërkon pjesëmarrësve që të mos e padisin nëse infektohen me Covid-19 gjatë takimeve elektorale të tij.

Ndërkohë, Brazili vijon me lehtësimin e kufizimeve pavarësisht situatës së rëndë. Plazhet në Rio de Zhaneiro u mbushën me pushues, të cilët nuk respektonin distancimin fizik.

Ky shtet i Amerikës Latine rendit pas Shteteve të Bashkuara dhe raporton një total prej 850 mijë të prekurish nga koronavirusi dhe 42 mijë e 700 viktima.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";