
Lulzim Basha tha sot se do të jetë pranë çdo proteste ku qytetarët dhunohen.
Deklaratat u bënë teksa kreu i PD iu bashkua Monika Kryemadhit, duke u ulur në rrugën krah Ministrisë së Financave.
“I them Edi Ramës se ke shumëpak banditë ndaj nuk do e përballosh dot revoltën e popullit.
Ata që ushtruan sot dhunë do të mbajnë përgjegjësi” – tha Basha ndër të tjera.
Advertisement
“Opozita ka qenë dhe është në ballë të detyrave të saj.
Protestat tona kanë nisur tashmë. I bëj thirrje qytetarëve të dalin dhe të derdhen në rrugë.
T’i tregojnë regjimit se Tirana nuk bie kurrë dhe ta mbrojnë qytetin” – shtoi kreu i PD.
Advertisement