Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha thotë se opozita do t’i fitojë zgjedhjet kurdo që do të zhvillohen ato dhe se ajo është e bashkuara.

I ftuar në “Opinion”, Basha denoncoi sërish pagesat për inceneratorët.

Basha: Unë kam planin, vizionin dhe ambicien për të larguar Ramën një orë e më parë. PD dhe opozita e bashkuar do t’i fitojnë këto zgjedhje.

Opozita e bashkuar ka vetëm një qëndrim. Kjo që ka ndodhur këto dy javës, ka qenë një manovër e dëshpëruar tipike e autokratëve në fund të mandatit të tyre.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

I gjithë ky diskurs jo reforma zgjedhore, akti terrorist me Teatrin, përpjekja për të ringjallur debatin për reformën në drejtësi, është një përpjekje e Edi Ramës për të hequr vëmendjen e asaj që ndodh në Shqipëri, kriza e thellë ekonomike dhe politike.

Sot më 28 maj i ka paguar këtyre të bandës së Lushnjës 720 mijë euro. Detyrim kapari korruptiv. Është vepër kriminale e Edi Ramës, Erion Veliajt dhe Arben Ahmetajt. Ky është një nga vendet e pakta ku unë jam censuruar. Ndërkohë, mijëra familje nuk kanë përfituar pagën e luftës.