Basha hyn nëpër dyqane: Rama dhe qeveria e tij janë barra më e rëndë e vendit, ju po vuani nga ai

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Basha hyn nëpër dyqane: Rama dhe qeveria e tij janë barra më e rëndë e vendit, ju po vuani nga ai

Kreu i PD Lulzim Basha u takua paraditen e sotme me bizneset në njësinë nr.8 në Tiranë.

Ai tha se gjendja në njësinë Nr. 8 në Tiranë ku qytetarë dhe biznese po përballen me një krizë të thellë ekonomike është e dhimbshme.

Sipas tij, qytetarët nuk kanë marrë asnjë ndihmë të premtuar nga Rama.

“Ekonomia shqiptare po vuan nga RAMAVIRUSI.

Advertisement

Gjendja në njësinë Nr. 8 në Tiranë ku qytetarë dhe biznese po përballen me një krizë të thellë ekonomike është e dhimbshme: varfëri, papunësi dhe shumë biznese që falimentojnë.

Qytetarët nuk kanë marrë asnjë ndihmë të premtuar nga Rama. Nuk ka asnjë projekt konkret për të nxjerrë nga kriza e pandemisë ekonomike biznesin e vogël.

Shfaqjeve me regji të propagandës së Edi Ramës ju ka dalë boja. Situata e vështirë ekonomike, xhepat e boshatisur, tavolinat e zbrazëta dhe papunësia alarmante janë e vërteta e hidhur që nuk mund të fshihet.

Ndërkohë që qytetarët janë në pamundësi, RAMAVIRUSI i dha vetëm dje 727 mijë euro inceneratorit të Tiranës.

Advertisement

Kjo qeveri dhe ky kryeministër janë sot barra më e rëndë dhe e keqja më e madhe për qytetarët shqiptarë”.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy